Parkojnë gabim, fqinji u shkruan fyerje në makinë

Një person ka marrë detyrën për të ndëshkuar dy shoferë të cilët kanë parkuar gabim në një rrugë të Nju Jorkut, të cilëve u ka shkruar shënime me fyerje në makinë.Fqinji ka gjykuar se shoferët janë treguar budallenj dhe gabimi i tyre duhet paguar në një fare mënyre.Në makinat përkatëse janë gjetur shkrimet “Parko mirë çantë me m*t” dhe tek tjetra “Mëso si të parkosh kokëm*t”.Makinat që ishin të pakuara në Glendale më vonë janë zbuluar nga pronarët e tyre të cilët janë ankuar pranë autoriteteve përkatëse për prishjen e automjeteve të tyre.Ata kanë treguar edhe pse makinat ishin parkuar jo në mënyrë të rregullt, për shkak të hapësirës së vogël të vendit dhe makinave të mëdha.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter