Koleksioni i unazave të Victorias në 15 vite martesë

Shumë femra e shohin unazën e martesës si një të vetme, një simbol i dashurisë. Por jo për Victoria Beckham.Këngëtarja, tashmë një stiliste me famë, zotëron rreth 13 unaza në 15 vite martesë me David Beckham, të cilat vlerësohen me një vlerë prej 4 milionë paund.Në vitin 1998, David i propozoi Victorias me një unazë me ar rrethuar me diamante , e cila kushtoi rreth 65 mijë paund.Më e shtrenjta në koleksionin e unazave të Victorias,  mendohet të jetë një unazë diamanti në formë zemre cila ka kushtuar rreth një milionë paund.Koleksioni i saj i çmuar, i vlerësuar nga argjendari Steve Bennett u shpreh për Daily Mail se “Nuk kam parë kurrë që një femër t’i ndërrojë unazat e martesës kaq shpesh, duke i parë ato si çdo lloj aksesor tjetër të modës”