Ceremonia madhështore e Nadës, vajzës së Bamir Topit

Nada, vajza e madhe ish presidentit të Shqipërisë Bamir Topi, ka lidhur kurorë mbrëmjen e djeshme në një ceremoni madhështore me bashkëshortin e saj Gurten Papulin.Në këtë ditë speciale, gjithçka ishte perfekte, pasi prej kohësh çdo gjë është menduar deri në detaj, sa dhe në media qarkullonin zëra për të pranishmit.Dekorimi i ambientit i është besuar “Geraldina Sposa-s” ndërsa të dyja palët kanë zhvilluar ceremoninë e përbashkët të martesës.Mësohet se ceremonia është zhvilluar në vilën e ish presidentit në Dajt, ku të ftuar ishin rreth 400 persona mes të cilëve edhe këngëtari i madh Italian Albano Carrisi, po jo vetëm kaq magjisë së skenës i janë bashkuar Juliana Pasha e Sidrit Bejleri së bashku me bandat e tyre.