Smartfoni më i hollë në botë

Quhet Forward 5.5 dhe është smartfoni më i hollë në botë. I sapo ardhur në treg, ka një trashësi prej 5.5 milimetrash dhe një projektim Italian.Telefoni në fakt ishte krijuar nga bashkëpunimi mes kompanisë kineze Gionee dhe Ngm Italia, i specializuar në mbajtjen e dy kartave sim dhe në disa aspekte të tjera teknike të pajisjes.Forward ka një trup që është realizuar nga një strukturë unike metalike në pjesën e prampe ndërsa në pjesën e parme ka një xham të rrallë i cili është rezistent ndaj gërvishtjeve.Smartfoni është me sistemin operativ Android, është i pajisur me një ekran 5-inch Full HD Super AMOLED, një proçesor me tetë bërthama  me shpejtësi 1.7 Ghz, me 2 GB RAM dhe me memorie të brendshme 16 GB.Kamera e tij është 13 megapixel me autofokus, me funksion HDR dhe me stabilizator imazhi ndërsa kamera para është vetëm 5 megapixel.Pajisja, e prezantuar për herë të fundit në Mobile World Congress në Barcelonë në shkurt me emrin Gionee Elife S5.5, dhe është në shitje në Itali dhe në vende të tjera që nga mesi i korrikut./o.b/oranews.tv/