Bleona nuk ka turp t'i tregojë të gjitha!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Korrik 2014, 10:31
Siç duket Bleona Qereti po shkakton tërmete të njëpasnjëshme me ardhjen e saj në Shqipëri. Përveç faktit se po bën intervista të shumta në televizionet shqiptare, ajo është bërë aktive edhe në clubet e natës në Tiranë ku ka takuar kolegët e saj dhe këngëtarët më në zë në vendin tonë.Pasi foli për ndarjen nga bashkëshorti Gani Bardha ajo bëri bujë një ditë më parë ku me shaka deklaroi se do martohet me Sinan Hoxhën teksa postoi një foto duke u përqafuar me të.Por mbrëmë ajo ka postuar disa foto nga pozimet e saj të fundit me fotografin Avni Selmani ku paraqitet tërësisht nudo.Mesa duket nga këngëtarja bukuroshe do presim edhe surpriza të tjera.