Kate Middelton sërisht shtatzënë?

Lajmin se Dukesha e Kembrixhit është në pritje të fëmijës së  dytë e ka dhënë mikesha e Kate, Jessica Hay e cila ishte pikërisht ajo në vitin 2012, që dha lajmin se Dukesha ishte shtatzënë.Këtë lajm Hay e ka konfirmuar për revistën “New Day” dhe cila është shprehur se “Faqet e saj janë më të kuqe dhe trupi i saj është më i mbushur, duke patur të njëjtat shenja kur ishte shtatzënë me princin George. Në daljet e saj publike ka fshehur barkun me rroba të gjera”.Por deri më tani lajmi për shtatzaninë e Dukeshës, nuk është konfirmuar por as përgënjeshtruar nga Mbretëria. William dhe Kate janë në pritje për të festuar një vjetorin e djalit të tyre, George më 22 Korrik.