Facebook blen LiveRail
Facebook është forcuar në frontin publicitar, veçanërisht në atë celular dhe multimedial. Rrjeti social bleu LiveRail, një kompani që ndihmon bizneset për të vendosur reklamat e tyre në videot që shfaqen në faqet e tyre dhe aplikacionet e tyre.Nuk janë zbuluar ende detajet financiare të transaksionit, por sipas disa raportimeve, Facebook mund të ketë harxhuar diku te 400 deri në 500 milion dollarë.Në mesin e kompanive që shërbehen nga kompania kaliforniane LiveRail, thuhet në blogun e Facebook, janë Dailymotion, ABC dhe Major League Baseball.“Do të jetë më interesante dhe më angazhuese për ata që shikojnë videot online, si dhe më efektive për reklamuesit.”- thotë Brian Boland, zëvendës president i Ads Product Marketing dhe i Atlas për Facebook.Kohët e fundit, Facebook futi në qarkullimin e lajmeve “sociale” gjithashtu dhe reklamat e videove që fillojnë automatikisht, pa patur nevojë që përdoruesi të klikojë mbi butonin që të fillojë klipi./o.b/oranews.tv/