Google nxjerr tabletën me sensorë 3D
Google do ketë së shpejti tabletën me sensorë 3D nga projekti Tango, që do të dalë në treg në vitin 2015 dhe do të zbatohet në bashkëpunim me Samsung në Korenë e Jugut.Njoftimi erdhi nga gjigandi Mountain View, në ditën e dytë të konferencës për zhvilluesit në San Francisko."Tango" që paraqitet në shkurt është projekti i Google për qëllim krijimin e smartphone dhe tabletë me sensorë 3D të aftë për të krijuar harta tre-dimensionale të mjedisit rrethues dhe të bëhet një mjet potencial për aplikimet për të shtuar realitetin dhe lojrat. Qëllimi i Google, siç njoftoi gjatë një sesioni të konferencës për zhvilluesit në Kaliforni dhe të raportuara nga The Verge, është për të sjellë një version të parë të tabletës për konsumatorët në fillim të vitit të ardhshëm.