Samsung lançon Galaxy S5 mini
Zgjerohet portofoli i smartfonëve Samsung. Kompania ka lancuar versionin “mini” në modelin e saj të rradhës, Galaxy S5, në dispozicion së shpejti në Rusi dhe më pas në nivel global.Gjithashtu ajo rifreskon linjën e telefonëve “smart” me 4 modele të reja në familjen e Galaxy: Core II, Star 2, Ace 4 dhe Young 2.Të gjithë janë të bazuar në versionin e fundit të Android, por shfaqin më pak përmbajtje. Përveç kësaj, arrin në Itali tableti Galaxy S i sapo prezantuar në New York.Galaxy S5 mini ka si qëllim të jetë një version më kompakt i linjës së smartfonëve Samsung.Ashtu si “vëllai i madh” integron funksione të tilla si sensor për gjurmën e gishtave, sensor për rrahjen e zemrës, opsion për të ruajtur konsumin e energjisë së baterisë. Ajo ka një ekran HD “Super AMOLED” me gjatësi 4.5 inch. /o.b/oranews.tv/