Pas iPad, Microsoft përgatit Office për Android
Pas pritjes për versionin e Office për iPad, paketa software Microsoft mund të arrijë versionin e optimizuar për tabletët bazuar në Android, sistemi operativ i Google.Këtë gjë e raporton blogu i The Verge. Thashethemet e reja vijnë gjithashtu dhe për smartwatch në shtëpinë e Redmond të cilat thonë se do të jenë gjithashtu byzylyk për palestër, multi-platformë.Sipas The Verge, Microsoft po punon për një version “beta” të Office për tabletat Android që shumë shpejt do të testohet nga një numër i zgjedhur i përdoruesve.Office për iPad të Apple u lançua në fillim të këtij viti me një numër rekord të shkarkimeve.Aplikacionet e Word, Exel, ndër të tjera, janë falas por vetëm për leximin e dokumenteve. Ndërsa për të bërë ndryshime në to duhet të paguani një abonim vjetor./o.b/oranews.tv/