Aplikacioni Path që i vetshkatërron mesazhet pas 24 orësh
Si të ruajmë privatësimë dhe fshehtësinë e mesazheve që komunikojmë me të afërmit tanë, ose miqtë.Tashmë një aplikacion Path do të lejojë që 10 milionë përdoruesit e saj do të dërgojnë mesazhe të cilat pas 24 orësh do të vetë shkatërrohen. Kjo mënyrë chatimi është bërë e njohur nga Snapchat.Kjo risi është hedhur në dispozion që nga 11 qershori. Ky aplikacion mund të shkarkohet si çdo program tjetër dhe të jetë funksinonal duke ndjekur udhëzimet e tij.Të gjitha mesazhet e reja, në bazë të një shënimi të Path, do të hiqen automatikisht nga serveri i shërbimit 24 orë nga koha e dërgesës.Të gjitha komunikimet do të ruhen në pajisjen tuaj deri kur përdoruesi kryen një "log out".Pas Snapchat shumë platforma të tjera janë duke vijuar përdorimin e këtij aplikacioni. Edhe Apple ka njoftuar se në mesin e karakteristika të reja të sistemit të ri operativ iOS8 nuk është opsioni i mesazheve që janë "vetë-shkatërrues" si Path.