24 orë seks me De Biasin? Ja çfarë thotë Bleona

Para disa orësh një lajm u përhap në faqet e ndryshme online shqiptare “EKSKLUZIVE: 24 orë seks me Di Biasi-n nëse kombëtarja shqiptare kualifikohet në Francë 2016/ Bleona Qerreti premton dashurinë shqiptare”Sipas këtyre mediave këngëtarja shqiptare Bleona kishte dhënë një intervistë për një televizion “Albanian American Vision TV” ku thoshte se do bënte “24 orë seks me Di Biasi-n nëse kombëtarja shqiptare kualifikohet në Francë 2016”. Por vetëm pas pak minutash këngëtarja nëpërmjet rrjetit të saj social Facebook ka bërë një deklaratë ku mohon çdo gjë. Ja çfarë shkruan ajo:“DEKLARATE PER MEDIAT:Pershendetje te gjitheve! Mora njoftim sot permes perfaqesuesit tim ne Shqiperi, se nje lajm i çuditshem po qarkullon per mua ne mediat e shkruara dhe ato online. Me gjithe respektin qe kam per Kombetaren Shqiptare nefutboll dhe per trajnerin e saj, si pasoje e largimit nga Shqiperia nuk jam fare e azhornuar mbi lajmet nga sporti. Nuk e njoh Gianni De Biasin, vetem sot u ndesha me emrin e tij dhe kurre nuk kam deklaruar dicka per te ne media. Cfaredo qe te keni lexuar, nuk jam une. Ky eshte profili i vetem zyrtar, i certifikuar edhe nga Google. Do doja shume qe te tregoheshit te kujdesshem perpara publikimit te lajmeve te tilla. Me ben vertet per te qeshur shkrimi i publikuar, per nivelin e gazetarise. Lexova mes rreshtave ne lajmin e publikuar se intervista eshte dhene per Albanian American Vision, seriozisht nuk ia kam fare idene se cfare eshte ky televizion, e jo me te kem thene dicka per te. Linku qe po postoj me poshte, eshte perzgjedhur ne menyre te rastesishme nga dhjetera qe e kishin percjelle lajmin.B!”