Lupita Nyong’o fytyra e re e “Lancome”

Aktoria me origjinë nga Kenia dhe fituese e çmimit Oscar është imazhi i ri për produktet e kozmetikës “Lancome”.Ajo ka realizuar një set fotografik për këtë firmë prestigjoze duke nxjerrë në pah një fytyrë me shkëlqim të përsosur dhe rrezatuese.“Ajo është një shembull i përsosur i bukurisë natyrale, një person i sigurt në vetvete dhe reflekton vetëm freski, Lupita është në thelb gruaja Lancome - shprehet Françoise Lehmann menaxheri i përgjithshëm i Lancome.