Pas 5 vitesh Eliza Dushku i jep fund dashurisë me yllin e basketbollit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Qershor 2014, 20:57
Ata ishin çifti më solid i Hollivudit, por siç duket këtë të marte aktorja me origjinë shqiptare Eliza Dushku është ndarë nga ylli i basketbollit Rick Fox.Pas 5 vjet lidhjeje, ata kanë vendosur të ndahen dhe kjo është bërë e ditur nga E! News ku 33 vjeçarja nga shkuar në vendin e saj në Boston, ndërsa ish i dashuri Fox ka qëndruar në Los Anxhelos.Nuk dihen shkaqet e vërteta e ndarjes por aktorja ka pohuar gjithmonë faktin se mënyra e jetesës dhe jeta e mëparshme e partnerit të saj kanë qënë shumë të ndryshme.Rick Fox ka qënë i martuar me aktoren e famshme Vanessa Williams me të cilën ka edhe një vajzë./mv/oranewsonline/