Burri vret veten pasi sheh gruan e tij me Leonardo DiCaprion

Andrew Stern ka qëlluar me armë veten për vdekje pasi gruaja e tij modelja  Katie Cleary i kërkoi divorcin dhe shkoi me pushime në Kanë me dy burra të tjerë, me Leonardo DiCaprio dhe Adrian Grenier.Kështu raportojnë mediat botërore për ngjarjen e një dite më parë e cila bëri bujë përsa i përket vetvrasjes dhe ngjarjes intriguese që përfshiu këtë çift.40 vjeçari biznesmen nuk i mbijetoi dot zhgënjimit dhe humbjes së gruas së tij, për të cilën më përpara ka thënë se ajo ishte jeta e tij.Por për shkak të prishjes së marrëdhënieve të tyre modelja e cila u fotografua me dy aktorët në Kanë i ka kërkuar divorcin burrit të saj.