Papa Françesko ndalon në rrugë për të puthur djalin e sëmurë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Qershor 2014, 16:50
Papa Françesko ka ndaluar makinën e tij me të cilën po udhëtonte, për ti dhënë bekimin tij një djali të sëmurë. Ai sapo ka parë një grua që po priste në rrugë me karrocë, është ulur dhe ka puthur djaloshin.Kreu i kishës katolike po kthehej nga një vizitë në Kalabri të Italisë.Pa marrë parasysh rreziqet Papa ka përshëndetur dhe ka bekuar të gjithë të pranishmit që e rrethuan atë në pak sekonda./mv/oranewsonline/