Hajduti harron faqen e facebook hapur në shtëpinë që kishte hyrë për të vjedhur

Një 26-vjeçar pasi hyri në një shtëpi, në Minnesota për të vjedhur, mendoi fillimisht të kontrollonte profilin e tij në facebook në kompiuterin që gjeti në shtëpi.Pasi vodhi ç’kishte për të vjedhër u largua nga shtëpia por duke harruar të mbyllë faqen e tij nga kompiuteri.Pasi pronari kthehet në shtëpi dhe vë re c’ka ndodhur duke parë edhe faqen e tij të hapur i bëri telefon për tu takur, dhe për ta mbyllur më kaq ai i kërkoi hajditit t’i kthente gjërat e tij personale.Hajduti jo vetëm që nuk ra dakort me pronarin e shtëpisë por tentoi sërisht të hynte në shtëpinë e tij, këtë rradhë fati nuk ishte në anën e tij, ai u arrestua nga policia dhe rrezikon 10 vite burg dhe 22.000 dollarë gjobë.