Picat tashmë vijnë me helikopterë
Kur porosit pica tashmë nuk vjnë me motor por me helikopter të komanduar.Një restorant shpërndarës picash, në një qytet të Rusisë, ka aplikuar një metodë të re për shpërndarjen e picave duke përdorur një helikopter të komanduar.Helikopteri është i pajisur me kamera, duke bërë të mundur që menaxherët të vëzhgojnë dorëzimin e picave, në momentin që porositësi ndodhet në vendin e duhur pica zbret me atë të një litari më pas menaxheri telefonon për tu siguruar që porosia u krye.Prova e parë e porosisë me helikopter u krye këtë të djelë dhe shumë spektatorë ishin mbledhur për të parë mënyrën e re të shpërndarjes së picave.Pas pas këtij suksesi kompania shpërndarëse mendon ta përdorë si metodë të zakonshme për kryerjen e porosive të ndryshme me shpejtësi rekord.