“Partia e fortë”, fushatë nudo
Partia karizmatike me në krye Visar Arifaj, ka zgjedhur një formë shumë të veçantë për të kërkuar votën në zgjedhjet e 8 qershorit.Shumica absolute e kandidatëve të kësaj partie, duket se po ndjekin rrugën e kryetarit të tyre, duke pozuar gjysmë nudo. Në faqen zyrtare të "Partisë së Fortë" në internet, ata shfaqen duke pozuar gjysmë të zhveshur, formë me të cilët po mundohen t'i bindin qytetarët që ti votojnë. Madje këto foto janë vendosur edhe rrugëve të Prishtinës, si pjesë e rëndësishme e fushatës elektorale.
(Në foto kandidatët e "Partisë së Fortë" duke pozuar gjysmë nudo)Por ka patur mjaft faqe në internet që e kanë bllokuar faqen zyrtare të Partisë, me justifikimin se fotoja nuk bën për fushatë. Mediat vendase e shohin ironinë e tyre si armën më të fortë të të rinjve politikanë të Kosovës.Në të përditshmet kosovare shkruhet: Ata kanë krijuar një parti, e quajnë veten politikan, kandidojnë në zgjedhje….por politika për ta është arma për të bërë sarkazëm me politikën dhe partitë politike në pushtet. Ndaj edhe posterat e tyre duhet të shihen nën syrin e ironisë, jo më shumë.Më herët, ishte kryetari i kësaj partie, Visar Arifaj, ai që pozoi krejt nudo, vetëm me programin politik në mes të trupit, duke theksuar se ai siç e kishte premtuar, edhe fushata elektorale e Partisë së Fortë, do të ishte ndryshe e në fakt ndryshe po rezulton.
(Në foto Visar Arifaj kryetari i "Partisë së Fortë" duke pozuar nudo)Visar Arifaj është një politikan i ri, i cili çdo ditë e më shumë po tërheq vëmëndjen e elektoratit në Kosovë. Vetëm një muaj më parë, ai u shpall një ndër politikanët më të pasur në botë, me pasuri neto 1 miliardë euro.