Sërish bombardime në lindje të Ukrainës

Edhe kjo e shtunë ka nisur me bombardime në lindje të Ukrainës, ku mediat vendase raportojnë se ka patur shkëmbim zjarri në Slloviansk. Aksioni ushtarak është nxitur nga militantët pro-rusë.Ende nuk bëhet e qartë sesa është numri i viktimave ndërsa  Moska zyrtare ka reaguar menjëherë duke theksuar ushtria e Kievit ka bombraduar mes të tjerash edhe spitalin pediatric në Slloviansk dhe se mes viktimave gjenden disa militantët pro-rusë. Sipas Moskës, sulmi I mëngjesit të sotëm, është një hakmarrje pas sulmit mbi helikopterin e ushtrisë ukrainase të enjten, ku humbën jetën 12 persona.Sipas mediave ruse, gjatë një bisede të gjatë telefonike me kryeministrin turk recep taip Erdogan, presidenti Vladimir Putin është shprehur se Ukraina po përdor forcën dhe armët në lindje të vendit dhe ky po kthehet në një shqetësim të vazhdueshëm. Në një komunikatë të Kremlinit shkruhet se Rusia do të kërkojë një hetim për situatën në lindje, duke akuzuar forcat e armatosura ukrainase se kanë shkelur konventën e Gjenevës mbi mbrojtjen e civilëve dhe përdorimin e trupave ushtarake kundër qytetarëve në lindje të Ukrainës.Pas kësaj ngjarje, Moska është shprehur se nga sot e tutje do ti ndihmojë filorusët në lindje të Ukrainës, në Donjetsk dhe Slloviansk, me armatime dhe me ndihma humanitare. Lajmi u bë public nga Dmitry Peskov, zëdhënësi i presidentit Vladimir Putin. Sipas të dhënave të grupeve të të drejtave të njeriut, rreth 200 persona kanë humbur jetën vetëm në muajin e fundit, nga shkëmbimi i zjarrit dhe bombardimeve në kufirin lindor mes Ukrainës dhe Rusisë, mes të cilëve edhe civilë.Situata e tensionuar do të sjellë në Kiev më 2 qershor sekretarin amerikan të mbrojtjes Derek Chollet ndërsa më 6 qershor, do të jetë presidenti I ri I vendit, Petro Poroshenko ai që do të udhëtojë në vizitën e tij të parë zyrtare në Britaninë e Madhe, për tu takuar me kryeministrin David Cameron. Vetëm një ditë më pas, të shtunën e 7 qershorit, Petro Poroshenko do të marrë zyrtarisht detyrën e presidentit të UKrainës, në një ceremoni shtetërore./nzh/oranews online/