Studimi: Prostitucioni dhe droga rriti PBB-në në Itali dhe Britani
Duket se ekonomia britanike po rritet me ritme më të shpejta nga sa ishte parashikuar dhe kjo falë aktiviteteve ilegale. Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave në Londër, Prodhimi i Brendshëm Bruto, po rritet ndjeshëm nga të ardhurat e mbledhura nga shitja e lëndëve narkotike dhe prostitucioni.Sipas përllogaritjeve, në kohën kur pjesa më e madhe e botës ishte nën kthetrat e krizës dhe recesionit ekonomik, në vitin 2009, të ardhurat e ashtuquajtura "të fshehura" në ekonominë vendase nga këta sektorë ishtë gati 9.7 miliardë paund apo gati 12 miliardë euro. Ndaj sipas ekspertëve, vendit I leverdis më mirë ti njohë këto të ardhura si të ligjshme dhe ti përllogarisë edhe në prodhimin e brendshëm bruto të vendit. Të dhënat do të bazohen në numrin e përafërt të prostitutave në vend dhe numri të përdoruesve të narkotrafikëve në Britani.Në Britaninë e Madhe, prostitucioni është i ligjshëm por gjithcka duket se komplikohet kur flitet për tutorë apo reklamim të prostitucionit. Aktiviteti ekonomik i këtij lloji, i cili deri më sot konsiderohej si ilegal, tashmë do të përfshihen ndër të ardhurat kryesore për të gjeneruar ekonominë e vendit ndërsa do të maten sipas rregullave të mirëcaktuara nga BE të njohura edhe si "Sistemi Europian I Përllogaritjeve".Britania dhe Italia, janë dy vendet që do të nisin këtë përllogaritje në zyrat qëndrore të statistikave në Londër dhe Romë që nga muaji shtator ndërsa aktualisht këto të dhëna përllogariten në GDP-në e Austrisë, Estonisë, Finlandës, Norvegjisë, Sllovenisë dhe Suedisë.Gjithsesi ky rregull duket se ka shkaktuar pakënaqësi tek personat që ushtrojnë këto aktivitete, sipas të cilëve "aktiviteti i paligjshëm" nënkupton edhe faktin se ska pse të paguajë taksa në shtet. Sipas përllogaritjeve paraprake të ekspertëve të ekonomisë, sa I takon ekonomisë britanike dhe asaj italiane, ndryshimet në përllogaritjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto edhe të aktiviteteve të këtij tregu të zi, do ta rrisë ekonominë me 4-5%. Në Itali, kryeministri Mateo Renzi e ka përshëndetur këtë nismë, duke theksuar se është një hap i parë drejt rimëkëmbjes së ekonomisë dhe uljes së borxhit publik./nzh/oranews online/