Reforma për arsimin e lartë, MAS: Universitetet e rretheve do të quhen rajonalë

Shkodër - Reformimi i arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor ka sjellë debate mes përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit dhe pedagogëve e studentëve të Universitetit të Shkodrës gjatë takimit të mbajtur për çështjen në fjalë.Debatet lindën sapo përfaqësuesit e ministrisë sqaruan se universitetet publike jashtë Tiranës, do të quhen rajonalë. Ky cilësim i ri zgjoi debate mes të pranishmëve. Pedagogët thanë se nëse flasim për reformim, duhet të fokusohemi tek nevoja e përmirësimit të procesit të akreditimit të universiteteve, ku prioritet të ketë niveli i mësimdhënies."Universitetet që nuk janë në Tiranë, përveç atyre fushave që mbulojnë dhe universitetet e Tiranës, ku do të jenë në konkurencë të plotë, pra ekonomiku juaj do jetë në konkurence me atë të Tiranës, Elbasanit . Nuk ua heq njeri të drejtën që të konkuroni, do të keni më shumë dhe profile që kanë të bëjnë me rajonin që do zhvillojnë aktivitete që nuk mund ta bëj dot Tirana dhe për ktë do merni financime shtesë nga fondi i zhvillimit rajonal", u shpreh profesor Aleksander Xhuvani.Profesor Adrian Civici ka dhënë sqarime për mënyrën e financimit të universiteteve publike dhe menaxhimit të fondeve të tyre."Ku janë të paktën tre lloj bursash, studentët e ekselencës, studentët e mirë por me problem sociale që duhen financuar dhe degët me interes kombëtar ose prioritete rajonale.20% që ngelet ndahet në dy pjesë, në investime shtetërore për infrastrukturë mësimore, kërkimore, akademike dhe 10% që ngelet për kërkim shkencor", theksoi profesor Adrian Civici.Ekspertët sqaruan se drafti që po përgatitet i jep një zgjidhje të qëndrueshme mobilitetit të pedagogëve dhe se dypunësimi i tyre do të rregullohet me marrëveshjen mes universiteteve, ndërsa titujt dhe gradat shkencore i njihen zyrtarisht çdo pedagogu.Sipas Ministrisë së Arsimit kjo do të jetë reforma më e rëndësishme në arsimin e lartë, ku kërkohet thellimi i autonomisë së universiteteve dhe demokratizimi i mëtejshëm i tyre./nzh/oranews online/