SHBA, Chuck Hagel: Kina po destabilizon rajonin
Shtetet e Bashkuara të Amerikës akuzojnë Kinën se me agresivitetin e saj po luan një rol destabilizues dhe po kërcënon progresin afatgjatë të të gjtihë rajonit. Nga Singapori ku po merr pjesë në samitin 3-ditor "Shangri" mes SHBA-ve dhe vendet e Azisë Jug-lindore, Sekretari i Mbrojtjes, Chuck Hagel ishte i prerë teksa tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të heshtin përballë shkeljes së të drejtës ndërkombëtare nga vende të caktuara, referuar vendimin e njëanshëm të Kinës për të vendosur nën ekskluzivitetin e vet një zonë të kontestuar në Detin e Kinës Jugore."Muajt e fundit Kina ka ndërmarrë disa aksione të njëanshme destabilizuese duke pretenduar territoret në Detin e Kinës Jugore. Ne dënojmë përdorimin e forcës dhe kërcënimeve të cdo vendi për të vendosur njëanshmërisht nën kontrollin e tij zona të kontestuara", deklaroi Hagel.Kina pretendon të drejtën ekskluzive në Detin e Kinës Jugore duke u përplasur me fqinjët e saj, Japoninë, Filipinet dhe Vietnamin. Javët e fundit rojet bregdetare kineze dhe vietnameze janë përplasur disa herë me njëra-tjetrën.Hagel u ndal edhe tek situata e javëve të fundit në Tailandë, ku I kërkoi liderve kryesorë në vend, në këtë rast udhëheqësve ushtarake, që të rivendosin rendin dhe demokracinë në vend. Ai kërkoi lirimin e të gjithë të ndaluarve politikë dhe zhvillimin sa më parë të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Derisa kjo të realizohet në terren tha Hagel, Shtetet e Bashkuara do të ndërpresin cdo asistencë dhe përkushtim ndaj Bangkokut. Sipas analistëve, SHBA-të dhe Tailanda kanë patur marrdhënie të mira mes tyre, kanë qënë të lidhura ngushtë kryesisht në marrdhëniet ushtarake dhe Tailanda do ta vuajë këtë vendim.Duke komentuar deklaratën e kryeministri japonez dhënë ditën e premte ku tha se Japonia kërkon të luajë një rol më aktiv në sigurinë rajonale, Hagel tha se Uashingtoni mirëpret një lëvizje të tillë dhe e inkurajon atë./nzh/oranews online/