Izrael, 6 vjet burg për ish- kryeministrin Olmert, akuzohet për mitmarrje
Tel Aviv- Ish kryeministri izraelit, Ehud Olmert, është dënuar nga një gjykatë në Tel Aviv me 6 vjet burg për akuzën e mitmarrjes.Por përvec vuajtjes së dënimit, Olmert do të duhet ti paguajë shtetit edhe një shumë prej 210 mijë euro dëmshpërblim.Zëdhënësi i ish kreut të qeverisë izraelite u shpreh menjëherë pas dhënies së dënimit, se Olmert do ta apelojë këtë cështje në Gjykatën e Lartë ndërsa ka kërkuar edhe lirimin e tij, deri në marrjen e një vendimi të dytë.Nën shembullin e ish kryeministrit Italian Silvio Berluskoni, edhe avokati i 68 vjecarit ka kërkuar që ai mos të vuajë dënimin me burg por të kryejë shërbim ndaj komunitetit.Ish kryeminstri i Izraelit u dënua edhe në muajin mars të këtij viti pasi ka pranuar mitmarrje në kohën kur ishte kryebashkiak i Jeruzalemit në këmbim të favorizimit të një firme që do të projektonte parkun e qytetit. Olmert do të jetë ish-kreu i parë i qeverisë në Izrael që do të burgoset.