Kosovë, pa marrëveshje takimi i partive politike, diskutimi shtyhet nesër

Prishtinë- Me 83 vota për, 2 vota kundër është miratuar propozimi i PDK’së që diskutimi për FAK’un të shtyhet për nesër.Ka përfunduar pa marrëveshje mbledhja e krerëve të partive politike në Kosovë për çështjen e Forcave të Armatosura.Takimi u organizua në Rezidencën e Ambasadores së SHBA-së, Tracey Ann Jacobson, ku i pranishëm ishte edhe përfaqësuesi i BE-së, Samuel Zhbogar.Pas dy orësh bisedime, krerët e partive politike kanë rënë dakord që çështja të shtyhet për neës r, ndërkohë që mosmarrëveshjet mes shqiptarëve, sipas mediave kosovare, kanë të bëjnë me vazhdimin e mandateve të rezervuara për serbët, të cilët kushtëzojnë votimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, por edhe me shpërndarjen ose jo të Kuvendit, apo mocionin për kryeministrin.Thuajse cdo ditë kryeministri Hashim Thaçi u ka bërë thirrje deputetëve të votojnë pozitivisht për themelin e ushtrisë, pasi sipas tij kjo mbështetet nga Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO. Sipas Thaçit, ushtria nuk duhet të bëhet viktimë e mosmarrëvshjeve të partive politike, pasi Forcat e Armatosura janë të të gjithë vendit, dhe nuk i përkasin vetëm një partie.Kryeministri ka deklaruar se pas lirisë dhe pavarësisë, objektivi i tretë i Kosovës është intergrimi euroatlantik.Sipas qeverisë së Kosovës, ushtria do të ketë 8 mijë forca ushtarake dhe do të jetë sipas standardeve dhe kritereve të kërkuara nga NATO./sg/oranews online/