Polici "shembullor" i Tahirit arrestohet për rryshfet

Tirane- Ai që 8 muaj më parë u quajt nga ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, “shembulli i Policisë” sot është në pranga si i pandehur.Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka arrestuar Bledar Naçin, Nën/Specialistë për Sektorin e Narkotikëve dhe Trafiqeve pasi së bashku me 2 kolegë të tij akuzohet se ka marrë rryshfet.Bledar Naçi u bë I njohur pasi u tha se shpëtoi nga rrëmbimi një të miture 7 vjeçare nga një 22 vjeçar. Për këtë veprim Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, (I cili kishte vetëm pak kohë që kishte marrë detyrën) e quajti shembull për Policinë e ShtetitCfarë ka ndodhur sotShërbimi i Kontrollit të Brendshëm, me Vendim të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier në bashkëpunim me Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Fier, arrestoi për veprën penale të “Korrupsionit Pasiv” 3 punonjës të tjerë policie.Bledar Naçi, Benard Fejza dhe Gramoz Fasko të tre Nën/Specialistë për Sektorin e Narkotikëve dhe Trafiqeve akuzohen se 5 ditë më parë në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës i kanë marrë një shetatsi me inicialet M.F. një shumë parash. Ata u arrestuan dje.Cfarë ndodhi më 10 tetor 2013, dhe lavdërimet e Tahirit për policin NaçiNjë e mitur ka shpëtuar për mrekulli, pas disa minutave tmerri që ka kaluar ndërsa është grabitur nga një 22-vjeçar. Ngjarja e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në lagjen “Konferenca e Pezës” në Fier, ku 22-vjeçari e ka transportuar të miturën në lagjen “Liri”, ku ai banonte. 9-vjeçarja është parë rastësisht ndërsa qante mes pallateve, nga një efektiv policie, i cili ndodhej në një tjetër aksion për arrestimin e një grabitësi.Mësohet se efektivi i policisë është përleshur me pengmarrësin, 22-vjeçarin Kristjan Binjaku, i cili është vënë në pranga pak minuta më vonë nga blutë e Fierit. Fill më pas ka reaguar edhe Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ku njofton se e ka falenderuar përmes telefonit Inspektorin e Rendit te Drejtorise se Policise se Qarkut Fier, Z. Bledar Naci per kurajon dhe vendosmerine e treguar ne parandalimin e rrembimit te vajzes se mitur.“Sapo pata kenaqesine dhe nderin te telefonoja per te falenderuar personalisht Inspektorin e Rendit te Drejtorise se Policise se Qarkut Fier, Z. Bledar Naci per kurajon dhe vendosmerine e treguar ne parandalimin e rrembimit te nje vajze te mitur ne qytetin e Fierit.Nuk kam fjale te pershkruaj shqetesimin e te emes se vajzes se vogel. Komunikova personalisht dhe ndjeva friken e prindit por edhe kerkesen per drejtesi ne cdo fjale te saj. Fatmiresisht, nje tragjedi u parandalua fale Bledarit. Faleminderit Bledar! Sot je shembull per te gjithe efektivat e Policise se Shtetit. Djem si ti i bejne nder Policise dhe na japin shpresen se ky vend mund te behet vertete vendi ku mbizoteron paqja, forca e ligjit dhe drejtesia. Krenar per ty dhe djemte si ti ne Policine e Shtetit!” thekson Tahiri.Ja postimi i Ministrit Saimir Tahiri në Facebook.

/sg/oranews online/