Fitoren e Gruevskit do ta donin edhe liderët e tjerë në Ballkan

Kreu i VMRO-DPMNE arriti të fitojë një shumicë që i duhej në zgjedhjet e fundit në Maqedoni, dhe slogan i tij i nacionalizmit e veshi kryeministrin  me petkun e të "adhuruarit" nga populli.Por ,ndryshe nga herët e tjera, kryeministri në tryezë këtë herë ka dy opsione që ndoshta janë më të vështira se vetë fitoria e zgjedhjeve .E  para Gruevski nuk do ta ketë aspak të lehtë të zgjedhë aleatin shqiptar në bashkëqeverisje, pasi BDI ka fituar shumicën, por ndasitë mes tyre janë të mëdha, ndërsa PDSH, e lodhur nga qëndrimi në opozitë nuk ka arrugë tjetër vec pjesmarrjes në qeverisje.Një zgjedhje e vështirë për Gruevskin, i cili në rast se zgjedh opsionin e dytë, kriza politike mund të shkaktojë destabilitet në Maqedoni, pasi BDI si fuqi e parë shqiptare atje nuk do të pranonte kurrsesi që shqiptarët të mos përfaqësoheshin në qeveri duke qenë ata fitues realë të zgjedhjeve.Por Ali Ahmeti, pavarsisisht se kërkon të jetë në qeveri më parë duhet të pajtohet më disa politika ndryshe të Gruevskit, si presidenti i ri i vendit, që BDI nuk e njeh, pasi nuk ka votuar, por edhe dygjuhësia ,që sërish Gruevski zor se do lëshojë pe.Në fund Gruevski ka fituar votat, por nuk ka mundur të fitoj dot stabilitetin politik dhe ndëretnik dhe do i duhet të zgjedhë me qetësi, ndoshta dhe vetë ai tani e ka kuptuar se ndoshta nuk i duhej një ndarje e tillë e mandateve, duhet të mendojë mirë,  aleatin dhe bashkprogramin që të qeverisë i qetë edhe për katër vjet. Pavarësisht se shumë liderë në politikën e brishtë të Ballkanit do të dëshirojnë një fitore si e tij, vetë kryeministri i Maqedonisë, në këto momente, është në "hall" të madh nëse ky sukses, do i bashkojë apo ndajë edhe më shumë nga shqiptarët.