Sëmundjet e zemrës, 1 në 2 meshkuj janë të rrezikuar

Tiranë - Në të 40-at meshkujt dhe femrat duhet të tregojnë kujdes të veçantë në shëndetin e tyre.Kjo për më tepër, kur sëmundjet koronare të zemrës janë mjaft të shpeshta.Të dhënat tregojnë se në Shqipëri një në dy meshkuj është i predispozuar për tu prekur nga këto sëmundjen ndërsa për femrat raporti është në tre femra, një është e riskuar.Sëmundjet koronare quhen në shumicën e rasteve si sëmundje të heshtuara, për shkak se goditjet janë pa dhimbje në zemër. Shefi i kardiologjisë në QSUT, Artan Goda tregoi se të prekurit nga këto sëmudje, janë në kufijtë nga 35 deri në 72 vjeçë.Shkaqet që çojnë drejt këtyre sëmundjve janë hipertensioni, diabeti dhe obezitetit.Në rast se një persona ka njërën nga këto faktor atëherë duhet të tregoj kujdes të veçantë në shëndetë, sepse është më i predispozuar për t’u prekur nga këto sëmundje.Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj tha se sëmundjet kardiovaskulare dhe ato tumore janë sëmundjet e para që shënojnë numrin më të lartë të vdekjeve.Për këtë arsye Ministria e Shëndetësisë ka prioritet diganostikimin bazë të popullatës.