Domatja dhe dobitë e saj për lëkurën

Të vendosesh perime të “gjalla” në fytyrë është një kurë shumë e mirë për të mbajtur një lëkurë të shëndetshme. Domatja në fytyrë  është një trajtim bukurie, dhe të mirat e saj nuk mbarojnë me kaq.Domatja është një ndër perimet më të shëndetshme për lëkurën: e mbron nga dëmet e shkaktuara nga rrezet e diellit, duke qenë e pasur me likopen, dhe lufton radikalet e lira, duke vonuar në këtë mënyrë daljen e rrudhave në lëkurë. Por, nëse domatja ka kaq shumë të mira kozmetike, përse të mos e bëjmë një ndër trajtimet tona të bukurisë? Variantet e përdorimit janë të shumta. Ja disa:Lëngu i freskët mund të përdoret si tonik i përditshëm për fytyrën.Domatja e prerë në gjysmë mund të bëhet një instrument shumë i mirë masazhi: qarkullojeni në fytyrë me lëvizje të vogla duke përdorur gjysmën e saj. Pastaj lëreni të thahet dhe shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët dhe më pas me ujë të ftohtë.Lëkura që përfiton më shumë nga trajtimi me domate është pa dyshim lëkura e yndyrshme, pasi me aciditetin e saj thanë gjëndrat e tepërta të djersës. Merrni vetëm tulin duke hequr farat dhe lëngun, aplikojeni në fytyrë dhe mbajeni për 20 min. Kjo është një maskë e thjeshtë dhe me efekt të menjëhershëm.Edhe duart mund të bëhen më të bukura me domate, shtrydhni lëngun e domates në duar dhe lëreni deri sa të thahet, më pas shpëlajeni me ujë të vakët, rezultati do të jetë, një lëkurë më e qartë, e pastër dhe e butë.