Marijuana shkatërron zemrën
Marijuana rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, sidomos tek të rinjtë. Ky është rezultati i një studimi të kryer në Universitetin e Tuluzës në Francë.Kërkuesit shkencorë të këtij universiteti kanë vëzhguar rreth 2 mijë pacientë me probleme shëndetësore, që lidheshin me përdorimin e kanabisit dhe identifikuan se 35 prej tyre ishin me probleme të rënda kardiovaskulare.
Udhëheqësja e këtij studimi, tha: “Njerëzit mendojnë se hashashi nuk të bën dëm, por ata duhet të marrin më shumë informacion mbi dëmet që shkakton ai. Sidomos, ky informacion është i nevojshëm në ato vende ku marijuana po legalizohet.”“Njerëzit që kanë një zemër të dobët dhe që kanë pasur probleme të mëparshme kardiovaskulare, janë shumë më të rrezikuar nga tymosja e kanabisit”, shton doktoresha Joaunjus.Studimi është publikuar në ‘Journal of the American Heart Association’.