Si të humbasim peshë duke ngrënë
Vera po afron dhe gjithsecili prej nesh, sidomos femrat fillojnë dietat e tyre drastike për të humbur peshë. Por për të pasur një trup të mirë nuk duhet detyrimisht të vdisni urie nga dietat e shumëllojshme.Sekreti i humbjes së peshës qëndron në mënyrën e zgjedhjes së ushqimeve të shëndetshme dhe marrjes sa më pak kalorive se sa nga ato që digjni.Kurse vera është koha më e mirë për zgjedhjen e ushqimeve të mira kur pjatat me ushqime të yndyrshme reduktohen.Gjëja më e mirë për humbje peshe gjatë verës është qëndrimi në dritën e diellit,marrja e ushqimeve të freskëta dhe më e rëndësishmja është ta mbani veten larg nga ushqimi i ngrohtë.Mënyra më e thjeshtë për të shkrirë kaloritë tuaja nëpërmjet dietës tuaj verore ekspertët thonë se është konsumimi i produkteve natyrore të cilat kulmojnë në këtë stinë.Frutat dhe perimet e shijshme duhet të vijnë nga kopshti drejt në kuzhinën tuaj.Përveç se ndihmojnë në uljen e kalorive, produktet e tilla janë të pasura me vitamina, minerale, antioksidante dhe fibra.Si shtesë kur konsumoni fruta dhe perime nuk keni nevojë të kontrolloni sasinë e pjatës tuaj.