Vera e kuqe rrit dëshirën e femrave në shtrat
Vera e kuqe rrit dëshirën e femrave për të bërë dashuri, por jo falë alkoolit. Brenda kësaj pije janë disa substanca kimike përgjegjëse për “zierjen” e gjakut në disa zona të trupit, çka bën që të rritet dëshira.Ky fakt u zbulua nga studiuesit italian të Universita di Firenze, të cilët e publikuan studimin e tyre në “Journal of Sexual Medicine”.“Një gotë verë e kuqe në ditë, apo pak më shumë garantojnë një shëndet më të mirë dhe një kënaqësi më të madhe seksuale”, shprehet Nicola Mondaini, profesor dhe drejtues i studimit.Studiuesit kanë analizuar 800 femra, duke kontrolluar konsumin e verës së kuqe si dhe duke matur kënaqësinë e tyre seksuale dhe shpeshtësinë e raporteve.“Rezultoi se vera ka një impakt kyç në funksionet seksuale të femrave, duke përmirësuar kënaqësinë në shtrat”, shton më tej Mondaini.