Si të shmangim celulitin

Celuliti është një problem me të cilin përballen rreth 90 % e femrave në mbarë botën. Nuk ka rëndësi se çfarë trupi keni, ai shfaqet tek çdo femër dhe më e keqja është se ai shtohet dhe shëmton lëkuren tuaj me kalimin e viteve, duke mos pasur mundësinë për t’a eleminuar plotësisht atë. Por ka disa mënyra për t’a zvogëluar atë.

Një dietë e shëndetshmeDieta juaj duhet të përbëhet kryesisht nga ushqime të shëndetshme. Eleminoni ushqimet e yndyrshme, të mbetura, të rënda për stomakun tuaj dhe ato me kripë. Përpiquni të eleminoni marrjen e kalorive dhe bëni një jetë sa më aktive dhe të shëndetshme.

Qëndroni e hidratuarËshtë shumë e rëndësishme që të pini shumë ujë. 8 deri në 10 gota ujë do t’ju ndihmojnë të keni një organizëm të hidratuar.

Provoni një regjim shëndetiDuke mbajtur një regjim të mirë dhe të shëndetshëm, duke rënë në peshë dhe duke mbajtur dietë. Të pakten 30 minuta në ditë gjimnastikë do t’ju ndihmojnë që të keni një rezultat sa më efikas. Të lëvizurit e trupit do të ndihmojë lëkurën të ndërtojë muskuj që ndihmojnë në qarkullimin e gjakut dhe zvogëlojnë mbajtjen e besdisshme të fliudeve.

Trajtime të lëkurësKur jeni duke bërë dush, bjerini me furçë zonës ku ndodhet celuliti sepse do të pastrojë qelizat e vdekura dhe të stimulojë limfen për rrjedhim të gjakut. Pastaj shpërlajeni lëkuren me ujë të ftohtë.

Përdorni kremraPërdorimi i kremrave ndihmon në zvogëlimin e celulitit. Këto kremra mund t’i gjeni në farmaci.