Kosovë, arrestohet zyrtar i lartë Agjencisë së Inteligjencës

Prishtinë- Mediat kosovare bëjnë të ditur se një zyrtar i lartë i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës është arrestuar sot.Koha.net, e cila i referohet burimeve të sigurta të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, thotë se i arrestuari Isuf Lumi dyshohet për falsifikim të diplomës së shkollës së mesme dhe për veprën penale të legalizimit të përmbajtjeve të pavërteta.Lumi është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe po merret në pyetje nga Prokuroria.