INUK aksion në Ksamil, shemb dy banesa me shpërthim të kontrolluar
Ksamil- Në qytezën e Ksamilit u realizua sot faza e parë e prishjeve të ndërtimeve të paligjshme. Gjatë ditës së parë të aksionit u prishën dy objekte të ndërtuara në ishujt përballë Ksamilit. Aksioni do te vijojë edhe në ditët në vazhdim.2 objekte të paligjshme të ndërtuara para disa vjetësh në ishujt përballë Ksamilit janë shembur përmes shpërthimit të kontrolluar me tritol mesditën e sotme.Rreth orës 15:00 është dhënë komanda zjarr për 2 shpërthimet që kanë rrafshuar këto dy ndërtime të paligjshme në zonën e ishujve.Drejtori i Drejtorisë së Ekzekutimit të INUK, Fatmir Meta, në prononcimin e tij për TV tha se, ky është fillimi i një aksioni disaditor në qytezën e Ksamilit, ndërsa ka quajtur shpërthimet e sukseshme.Aksoni i nisur të mërkuren do të vijojë edhe në ditët në vijim deri në prishjen e objekteve të paligjshme të ndërtuara në ishujt e Ksamilit.Pronarë të këtyre objekteve nuk kanë reaguar për prishjet ndërsa më parë ata kanë hequr nga objektet ato që mund të hiqeshin.Gazetare Shpresa Dine