Mila Kunis me një oreks të tepruar
Nga OraNews Përditësimi i fundit 15 Prill 2014, 09:25
Nëna e ardhshme Mila Kunis siç duket nuk po i reziston ushqimit edhe në orë të vona. Të dielën në darkë, aktorja 30 vjeçare dhe i fejuari i saj Ashton Kutcher, janë parë duke darkuar në një fast food, Umami Burger në Burbank.Kunis e cila kishte fshehur barkun e saj me një bluzë të gjerë sportive doli nga fast food-i me ushqime të tjera në duar, ku siç duket nuk ishte ngopur me një vakt. Por megjithatë justifikohet gjithë ky oreks dhe kilet e tepërta që do marrë nga shtatzania e saj e parë.