Rihanna dhe Eminem performojnë në "MTV Movie Awards" FOTO

 Pas suksesit të bashkëpunimit  të parë në vitin 2010 me këngën “Love the way you lie”, Rihanna dhe Eminem po shijojnë bashkëpunimin e tyre e dytë me “Monster”.Ylli i muzikës pop dhe reperi i mirënjohur Eminem kanë performuar fuqishëm natën e mbrëmshme në skenën e MTV Movie Awards me këngën “Monster” për herë të parë live, duke ndezur atmosferën, por edhe të pranishmit të cilët kërcenin bashkë me këngëtarët.Rihanna, e shquar si një ikonë stili, në këtë performance kishte veshur fustan të shkurtër, dhe një xhaketë basketbolli të bardhë.Të dy këngëtarët do të zhvillojnë  në verë një tur të shkurtër në Los Anxhelos, Nju Xhersi dhe Detroit.