Rebeka Ferguson: "Po pres fëmijën e tretë"

 Ylli i X Faktor UK Rebeka Ferguson, por tashmë edhe një këngëtare e afirmuar me disa këngë dhe hite të saj, ka treguar me krenari se tashmë po pret fëmijën e saj të tretë.Këngëtarja ka njoftuar fansat e saj në Twitter për lajmin e gëzuar të dielën në darkë: “Po, jam duke pritur një fëmijë të dashur. Fëmijët janë një bekim dhe i jam mirënjohëse Zotit për këtë dhuratë”.Është fëmija i tretë i Rebekës e cila ka edhe dy fëmijë të tjerë nga lidhja e saj e mëparshme: Lillie May dhe Karl.I dashuri i saj aktual, i cili do jetë dhe babai i fëmijes që ajo po pret, ka vendosur të mos dalë i njohur për mediat.