Rrugë të ndërlikuara dhe të rrezikshme! (Foto)

Klikoni : 10 Rrugët më të çuditshme në botë! (Foto)Klikoni: Autostrada mbresëlënëse mbi pyje! (Foto)1. “Col de Turini”, FrancëNdodhet në një lartësi prej 1607 metra mbi nivelin e detit në malet e Alpeve në Francë. Ajo është gjithashtu pjesë e rrugës së Monte Carlo WRC.2. “Stelvio Pass”, ItaliKy rrugëkalim, i cili ndodhet në Alpet Lindore të Italisë, është një “sfidë” për të gjithë të apasionuarit pas shpejtësisë.3. “Leh-Manali Highway”, IndiAutostrada “Leh-Manali” ndodhet në Indi dhe kalon nëpër malet më të larta në botë. Në këtë rrugë, për shkak të dëborës dhe rrëshqitjeve të tokës, nuk lejohet që të udhëtohet me makinë private. Ajo është ndërtuar dhe mirëmbahet nga ushtria indiane.4. “Puxi Viaduct”, ShangaiKjo rrugë u shërben mijëra automjeteve çdo orë në Shangai. Ajo ka ura me pesë nivele që ndihmojnë për të lidhur dy nga rrugët kryesore të qytetit.5. “Harry Pregerson”, Los AngelesKjo rrugë lidh dy autostrada të mëdha duke lejuar hyrje dhe dalje nga të gjitha drejtimet.6. “Gravelly Hill Interchange”, Birmingam, AngliKjo rrugë është e ndarë në 6 nivele të ndryshme dhe lidh me njëra tjetrën 18 rrugë të ndryshme.7. “Trollstigen”, NorvegjiFiordet në Norvegji kanë shumë rrugë të cilat tërheqin turistët. Por më tërheqësi dhe më i dukshmi mes tyre është “Trollstigen”, një rrugë emocionuese nëpërmjetë ujëvarave.8. “Los Caracoles Pass”, AndeKjo rrugë kalon nëpër malet midis Kilit dhe Argjentinës. “Los Caracoles” ka një pjerrësi shumë të madhe, është e mbuluar me borë pothuajse për gjatë gjithë vitit dhe nuk ka bara sigurie. Megjithatë shumë kamionë dhe autobusë turistikë, udhëtojnë nëpër këtë rrugë çdo ditë, dhe kjo është një përvojë shumë e bukur.  9. “Lysebotn Road”, NorvegjiKjo është ndoshta rruga më emocionuese në të cilën ju mund të ndërmerrni udhëtimin tuaj “në katër rrota”.