Nick Cannon flet për natën e parë ne Mariah Carey !
Ditën e djeshme këngëtarja e njohur Mariah Carey ka festuar 44 vjetorin e saj dhe mesa duket bashkëshorti Nick Cannon, I bëri një dhuratë jo vetëm për të festuar ditën e shënuar për të por mesa duket edhe për t`I kërkuar falje. Ai I dhuroi një byzylyk diamanti shumë të kushtueshëm. Këngëtarja ka postuar gjithcka në profiling e saj në Twitter dhe tregonte me krenari Dorën e saj dhe të babait te dy fëmijëve.
Dy ditë më parë Nick Cannon , nuk është treguar aspak I rezervuar në një intervistë që ka dhënë për radio Power 106. Ai ka nisur që të flas me detaje për jetën e tij seksuale, dhe tregoi hollësitë për marrëdhënien që ka patur me ish të dashurën Kim Kardashian, por kjo nuk ishte e gjitha. Më pas ai ka treguar gjithcka për natëen e parë që kaloi me 44 vjecaren. Nick u shpreh :"Kemi fjetur bashkë për herë të parë, natën e martesës ne shtëpinë tonë në Bahamas. Ajo femër që tashmë është bashkëshortja ime më bëri vërtetë që të pres."
Më pas Nick Cannon nisi që të përdorte edhe fjalë vulgare . Bashkëshortene tij prej 6 vitesh ai e ka përshkruar si shpirtin e tij binjak dhe njekohësisht miken më të mirë. Kjo gjë duhet të ketë tingëlluar e papëlqyer për krijuesen e hitit 'Hero' e cila mesa duket e ka falur Nick.


