Miley Cyrus shkatërron ëndrrën e vogëlushes me kancer !
Një vajzë e vogël e quajtur Miley Hodge e cila i përketë moshës 7 vjecare prej një kohe të gjatë vuan nga kanceri. Por muajin dhjetor të vitit të kaluar doktorët lajmëruan familjarët se asaj i kanë mbetur 6 deri në 7 muaj jetë. Duke qenë se e vogla nuk do të mund të rritet njësoj si të gjithë moshatarët e saj, familjarët kanë vendosur që t`i plotësojnë asaj cdo dëshirë. Si cdo vajzë e moshës së saj edhe Miley Hogde është ëndërrimtare. Një nga ëndrrat e saj më të mëdha ishte që të takonte idhullin e saj Justin Bieber, por kjo gjë nuk ështe bërë e mundur. Më pas ajo kërkoi që të takonte Miley Cyrus, dhe këngëtarja ka refuzuar që të plotësojë këtë kërkesë, të paktën këtë gjë kanë pranuar disa burime pranë të voglës.'Rreth një javë më parë prindërit e Mileyt, shkuan për të takuar këngëtaren jashtë studios ku po punonte dhe lanë nje takim me të, por kjo gjë nuk është realizuar. Mesa kam kuptuar ajo ishte më shumë e interesuar në punën që do të bënte në studio, se në takimin me vajzën.' U shpreh nje burim për RadarOnline.Ndërsa një familjar i 7 vjecares Miley Hodge, e cila mban të njëjtin emër si këngëtarja ka pranuar. "Endrra e saj është që të takojë një herë të vetme Justin Bieber, ai ëhstë idhulli i saj. Mileyt I pëlqejnë këngët e tij dhe mesazhi që ai përcjell në përfundim, kur thotë që asnjëherë të mos heqi dorë nga endrrat. Do përpiqemi që t`ja realizojmë dëshirën asaj pasi nuk i kanë mbetur dhe shumë ditë jetë."