Cameron Diaz: 'I dua femrat, por nuk jam lesbike !'
Një ndër aktoret më të famshme Hollywoodiane sic është Cameron Diaz, jo gjithnjë preferon që të na lërë mbresa vetëm me bukurinë e saj por dhe me deklaratat që jep nëpër intervista të ndryshme. Së fundmi ajo është shfaqur në revistën e njohur `Glamour` për të cilën ka realizuar dhe nje e set fotografik. Pjesa më të madhe e fotove janë shkrepur në një pishinë dhe Cameron duket e mrekullueshme. Përsa I përketë intervistës së dhënë, 41 vjecarja ka dhënë pothuajse të njëjtën deklaratë si ne vitin 2010, lidhur me tërheqjen që femrat ndjejnë për njëra tjetrën.
'Unë mendoj se femrat janë qeniet më të bukura. Jam e bindur se ato ndjejnë tërheqje seksuale me njëra tjetrën, por kjo nuk do të thotë se kanë rënë në dashuri. Femrave I pëlqen paraqitja e jashtme e tyre.' U shpreh Cameron. Në vitin 2010, ajo bëri neje deklaratë që u cilësua edhe si shokuese. Ajo tha se mund të tërhiqej nga paraqitja e jashtme e një femre, por nuk ishte lesbike.
Më pas ajo vazhdoi :'Unë I dua femrat dhe për të qenë e sinqertë nuk besoj tek xhelozia që thuhet se ato ndjejnë për njëra tjetrën. Mendoj se kjo nuk është një ndjenjë e mirë. Prindërit e mi gjithnjë më kanë thënë se cfarëdolloj gjëjë të ketë një person tjetër në cdo aspect të jetës nuk do të thotë se mund të jetë dhe imja. Ajo që unë mund të bëj është të përpiqem dhe të jap më të mirën time, për të arritur synimet që kam. ' Numri I kësaj reviste do të publikohet muajin maj.