Beyonce përfundon turin e koncerteve, fillon të qajë !
Perreth një vit kënegetarja e njohur Beyonce ka qenë e angazhuar me turin e saj te koncerteve Mrs Carters show dhe ka performuar nëpër 132 skena të ndryshme . Mbrëmjen e djeshme ajo ka mbajtur një concert në Portugali, dhe ishte shumë e emocionuar nga ky fakt. Beyonce ka nisur që të qajë përpara të gjithë publikut, dhe ka thënë disa fjalë prekëse. Beyonce edhe këtë herë ka qenë e shoqëruar si gjithnjë nga bashkëshorti I saj Jay Z , I cili ndodhej në prapaskenë.
"Dëshiroj që të githë që nuk e dini, ky është koncerti im I fundit. Kam perfunduar nëpër 132 skena të ndryshme dhe mund te them se kam përjetuar shumë emocione. Ky tur koncertesh ka nisur një vit më parë madje atëherë as vajza ime nuk kishte mësuar të ecte. Ka qenë një nder shumë I madh. Dëshrioj që të gjithë të dini se unë ndihem një person me shume fat. "U shpreh këngëtarja 32 vjecare.
Më pas Beyonce e përlotur vazhdoi :"Dhe tani po ju tregoj të qarën time te shëmtuar. Ju falenderoj të githëve që më keni lejuar që unë të kem një karrierë. Sa herë që unë jam rrëzuar keni qenë ju ata që më ndihmuat të ngrihem përsëri në këmbë." Përfundoi këngëtarja. Mund të themi se këto kanë qenë disa nga momentet më prekëse të të gjithë koncertit, pasi më pas bashkëshortja e jay Z tregoi aftësitë e saj duke kënduar dhe në kërcim.