19.000 $ në muaj për shtëpinë e Johnny Depp
Tashmë shtëpia ku dikur ka jetuar Kate Moss dhe Johhny Depp, do të jepet sërish me qera. Vetëm fakti se atje kanë jetuar dy yje , e bën vlerën e asaj shtëpie luksoze të shkojë deri në 19.000 dollarë në muaj. Ajo përmban një sërë ambjentesh të përshtatshme për te jetuar shumë persona. 2 dhoma gjumi, tre tualete si dhe një kopësh me hapsirë të bollshme. Karakteristikë e kësaj shtëpie është dhe vendi ku ndodhet, pasi ështe në nje zone periferike, larg larg zhurmës që përmban qyteti.Kate Moss supermodelja britanike me fame botërore dhe Johhny Depp, kanë ndarë një marrëdhënie 4 vjecare me njëri tjetrin. Që nga viti 1994 deri në 1998 ata kanë qenë në krahët e nejeri tjetrit dhe në po këetë vit u fejuan, për tu ndarë në një periudhë kohore shume të shkurtër. Ata nuk janë fotografuar së bashku për plotë 16 vite, por fundin e 2013, ata janë parë në një festë që organizoi Paul McCaurtney.Mund të themi se fundi I vitit të kaluar, ishte hera e parë që ata janë parë së bashku pas kaq shumë kohësh. Dhe kjo gjë na bën të mendojmë se ata nuk janë ndarë në një mënyrë miqësore sic ndodh zakonisht me kolegët e tyre. Tashmë Kate Moss I përkëtë moshës 40 vjecare dhe është bashkëshortja e Jamie Hince, ndërsa Johhny Depp pasi I dha fund me Vanessa Paradise nënën e fëmijëve të tij, është fejuar me aktoren biseksuale Amber Heard dhe shumë shpejt pritet të kurorëzojnë dashurinë e tyre.[gallery link="file" order="DESC" columns="9" orderby="post_date"]