Christina Aguilera po pret një vajzë !

Ditën e Shën Valentinit, me anë të një postimi ne twitter ajo na la të gjithë të kuptonim se ishte fejuar me Matthew Rutler, te dashurine saj prej 4 vitesh, dhe më pas u publikua lajmi se ata do të sillnin në jetë nje fëmije. Disa burime të afërta me kengëtaren kanë bërë të ditur dhe gjininë e fëmijët. Njëri prej tyre konfirmoi për mailOnline. "Christna po prêt një vajzë. Ajo është shumë e lumtur për këtë gjë."Sic dihet këngëtarja është nëna e një djali të quajtur Max nga martesa e saj e parë me Jordan Bratman, dhe ëndrra e saj më e madhe sic dhe ajo ka pohuar nëpër intervista ka qenë që të sillte në jëte një vajzë. Nje tjeter burim ka thëenë më parë, se kjo shtatëzani nuk ishte e planifikuar, por kjo nuk do të thotë se foshnja nuk është e mirëpritur. Këngëtarja edhe përse e mësoi lajmin e mirë, ende nuk ka filluar me pregatitjet për dhomën e fëemijës. Kohët e fundit ajo ëhstë parë të kalojë kohe vetëm me të fejuarin dhe djalin.Christina Aguilera dhe Matthew Rutler e kanë krijuar romancën e tyre në vitin 2010, vetëm një muaj pasi ajo ka finalizuar divorcing. Mund të themi se ky ishte nje vit shumë I vështirë për kengëtaren, dhe Matthew ishte ngushëllimi I saj në cdo moment. Sipas burimeve ai I ka qëndruar pranë dhe nuk e ka lënë vetëm për anjë cast.