Selena Gomez keshillon: Ndiqni ëndrrat tuaja !

Ajo e ka nisur karrierën e saj artistike si një aktore në moshën 10 vjecare dhe që nga ajo kohë Selena Gomez gjithnjë ka ditur se si të bëht akoma dhe më e dashur për publikun, jo vetëm me paraqitjen e saj të jashtme ose rolet nëpër filmat e ndryshëm , por edhe me mënyrën se si ajo sillet në jetën e përditshme. Së fundmi kengëtarja ka mbajtur një fjalim ku ka folur për të gjitha vështirësitë qe ka hasur. Ajo pranoi se gjithnjë është ndjerë në presion aq sa ka harruar edhe cfarë dëshironte ose kush ishte."Gjatë gjithë kohes ndihesha në presion . Njerëzit përreth më thonin : T`I duhet që të jesh e bukur, e sjellshme , duket të vishesh në këtë mënyrë. Mund ete them se kjo nuk më pëlqen aspak. Të gjithë kanë kanë persona nga të cilët ndikohen dhe angazhime tëe ndryshme të tilla si shkolla ose familja, por mua më tregojnë dhe cfarë të vesh, cfarë duhet të them, dhe si duhet të jem. Për një periudhë kohore harrova dhe se kush isha unë në të vërtetë, dhe kjo ishte një dner arsyjet përse kalova kohë në qendrën e rehabilitimit, në janar.Kisha nevojë që të kaloja kohë me vetë dhe të kuptoja se cfarë doja unë."Një vëmendje të vecantë ajo I ka kushtuar dhe dëshirave që një person ka , 21 vjecarja I kërkoi të gjithëve të ndiqnin ëndrrat e tyre. "Por dicka është shumë e rëndësishme. Asnjëhere nuk duhet që të hiqni dorë nga ëndrrat tuaja. Edhe përse kam qenë në moshën 7 vjecare nëna ime ishte ajo që më inkurajoi, për të qenë ketu ku jam sot. Mjafton pak punë dhe shumë besim në vetvete për të arritur gjithcka." Përfundoi ajo.