Kerry: Bisedimet për Ukrainën do të vazhdojnë

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry njoftoi bisedime të tjera shumëkombëshe gjatë ditëve në vazhdim për krizën në Ukrainë dhe tha se diplomatët ukrainas dhe perëndimorë po bëjnë thirrje për takime të drejtpërdrejta mes Kievit dhe Moskës.Sekretari Kerry foli sot në Paris duke u thënë gazetarëve se ai dhe të dërguarit nga Britania dhe Ukraina u takuan veçmas me ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov dhe me ministrin e përkohshëm të jashtëm të Ukrainës Andriy Deshchytsia.Më parë, në një takim të veçantë, zoti Kerry, homologu i tij britanik William Hague dhe ai ukrainas Deshchytsia bënë thirrje për dislokimin e menjëhershëm të vëzhguesve ndërkombëtarë në Ukrainën lindore dhe Krime, në afërsi të kufirit rus.Ministri i jashtëm rus Lavrov nuk morri pjesë në takim.Zoti Kerry tha se foli privatisht me zotin Lavrov dhe i bëri thirrje atij të angazhohet ne bisedime me homologun e tij ukrainas. Megjithatë diplomatët perendimorë citohen të kenë thënë se zoti Lavrov u largua nga Parisi pa e takuar zotin Deshchytsia. Zoti Lavrov citohet të ketë thënë se bisedime të mëtejshme do të zhvillohen gjatë ditëve në vazhdim.Kreu i ekzekutivit të BE-së, presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso, tha sot se BE është e gatshme t’i ofrojë Ukrainës 15 miliardë dollarë ndihma në vitet e ardhshme.