Kriza ne Ukraine, përpjekje për ta zgjidhur në mënyrë diplomatike

Shtetet Bashkuara, Britania dhe Ukraina bënë thirrje për bisedime të drejtpërdrejta midis Ukrainës dhe Rusisë, për të zgjidhur krizën e rajonit ukrainas të Krimesë.Ministrat e jashtëm të këtyre tre vendeve lëshuan sot një deklaratë të përbashkët në Paris. Në deklaratën e tyre tre ministrat e jashtëm kërkojnë dërgimin menjëherë të vëzhguesve të huaj në Ukrainë, veçanërisht në rajonet lindore dhe në Krime, në afërsi të kufirit me Rusinë.Ministri i Jashtëm russ, Sergei Lavrov, po ashtu ishte në Paris për bisedime mbi të ashtuquajturën Marrëveshja e Budapestit, por nuk mori pjesë në takim. Me anë të Memorandumit të Budapestit të viteve 1990, SHBA-ja, Britania dhe Rusia binin dakord të mbështesnin integritetin territorial të Ukrainës.Por sekretari i Jashtëm britanik Hague tha se do të bëhen përpjekje të mëtejshme gjatë ditës për të mundësuar takim mes ministrit të jashtëm rus dhe atij ukrainas.Nëse nuk mund të arrihet përparim diplomatik, zoti Hague përsëriti se do të ketë "kosto dhe pasoja" për Rusinë. Ai tha se Rusia duhet të marrë parasysh se një politikë afatgjatë ndërhyrjesh në Ukrainë, Gjeorgji dhe Moldavi nga ana e Rusisë do të ndryshojë marrëdhëniet e saj me vendet evropiane.Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov pritet të takohet me sekretarin e shtetit John Kerry më vonë gjatë ditës në Paris, ku dhe ministrat e tjerë të jashtëm janë duke marrë pjesë në një konferencë mbi Libanin.Ndërkohë, kreu i ekzekutivit të BE-së, presidenti i Komisionit Evropian Jose Manuel Barroso, tha sot se BE është e gatshme t’i ofrojë Ukrainës 15 miliardë dollarë ndihma në vitet e ardhshme.