Soçi, objektiv sulmesh terroriste

Presidenti rus, Vladimir Putin është zotuar se lojërat dimërore olimpike në Soçi do të jenë të sigurta nga çdo kërcënim terrorist. Materiali në vazhdim bën fjalë rreth disa prej këtyre grupeve, që kanë kërcënuar të ndërpresin Olimpiadën e Soçit.Autoritetet ruse kanë shpenzuar rreth 2 miliardë dollarë për të shtuar masat e sigurisë, para fillimit të lojrave dimërore olimpike të Soçit më 7 shkurt. Mijëra forca të personelit të sigurisë patrullojnë atë që është përshkruar si “unazë çeliku” përreth këtij vendpushimi në brigjet e Detit të Zi, në përpjekje për të parandaluar çdo sulm terrorist.Kërcënimi kryesor ka ardhur nga grupe separatiste dhe xhihadiste në Kaukazin Verior, veçanërisht nga Çeçenia dhe Dagestani, që ndodhen rreth 500 kilometra larg Soçit.Shumë analistë thonë se në lojërat olimpike dimërore të Soçit do të merren masa të forta sigurie, duke e bërë të vështirë për terroristët që të veprojnë, por ekspertët thonë gjithashtu se ekziston mundësia e sulmeve terroriste jashtë vendpushimit të Soçit, kudo në Rusi.