Nuk kanë rëndësi temperaturat për Sheron Stone
Për dikë temperaturat mund të jenë shumë të ulëta, dhe do të ndjejnë nevojën për tu veshur trashë, me xhaketa e të tjera.Por ky nuk është rasti i yllit të Hollywood-it, Sharon Stone e cila është e famshme për skenën e saj "kult" në filmin "Basic Instict", ku fare pa geta tregon praktikisht gjithçka që ka nën fustan....Por përsëri, aktorja është shfaqur në mes të të ftohtit të New Yorkut me këmbët krejt zbuluar, por me taka dhe një pallto. Kaq është dashur për të krijuar përshtypjen se Sharon Stone, ndonëse vitet ikin, është kthyer të jetë ajo që njihet nga të gjithë... Gjithsesi duhet sqaruar se kjo foto është marrë nga sheshxhirimi i filmit të saj të fundit të titulluar "Fading Gigolo", ku Sharon do të jetë sërish në rolin e një femre sensuale e gjithashtu do të jetë protagoniste edhe e një raporti mes lesbikesh bashkë me Sofia Vergara.